Dita e 46-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë dhe kërkojnë largimin e klasës politike

Data

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 46-të të tubimeve qytetare në Tiranë.

Të pajisur me flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbole të ndryshme, pjesëmarrësit kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike.

Gjatë grumbullimit janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa disa protestues kanë kërkuar edhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Pas tubimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët nisën marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta pritet të vijojë para godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit do të mbajnë fjalime dhe do të përsërisin kërkesat e tyre politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related