Dita e 46-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe kërkojnë largimin e Ramës

Data

Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ditës së 46-të të protestave kundër qeverisë.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë me fjalime dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa kryesore e pjesëmarrësve mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit dhe e qeverisë së tij.

Protestuesit kanë deklaruar se do ta vijojnë lëvizjen qytetare deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimet zhvillohen çdo ditë në qendër të Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related