Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka deklaruar se garantimi i sigurisë së pushuesve përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, mbetet një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit gjatë sezonit turistik.
Lamallari paralajmëroi se çdo drejtues mjeti lundrues që shkel perimetrin e lejuar dhe rrezikon jetën e pushuesve do të ndëshkohet sipas ligjit.
“Çdo person që zgjedh të sfidojë ligjin dhe të rrezikojë jetën e pushuesve do të përballet pa kompromis me pasojat”, deklaroi ministri.
Sipas tij, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare do të reagojnë menjëherë ndaj çdo shkeljeje të konstatuar në terren, si edhe ndaj denoncimeve të qytetarëve.
Ministri u bëri thirrje pushuesve që të raportojnë çdo rast të lundrimit të rrezikshëm pranë vijës bregdetare, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror.
Sezoni turistik/ Lamallari: Kush rrezikon pushuesit me mjete lundruese, do të përballet me ligjin
Data
