Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit që ra në lumin Mat gjatë ngjitjes në Urën e Vashës

Data

Është gjetur në ujërat e lumit Mat trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën gjatë një aktiviteti ngjitjeje me litar në Urën e Vashës, në Klos.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, kur i riu dyshohet se ra në lumë gjatë ngjitjes.

Sipas informacioneve paraprake, 33-vjeçari mund të ketë përfunduar në një gropë thithëse në lumin Mat, çka e vështirësoi operacionin e kërkimit.

Pas disa ditësh kërkime, trupi i tij u gjet dhe u nxor nga ekipet e palombarëve.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related