Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 44-t, qytetarët paralajmërojnë marshim drejt Kryeministrisë

Data

Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 44-t radhazi.

Organizatorët kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në Sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë tubimit pritet të mbahen fjalime, ku pjesëmarrësit do të shprehin qëndrimet dhe shqetësimet e tyre mbi çështje të ndryshme që lidhen me qeverisjen.

Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë bërë të ditur gjithashtu se, pas dorëzimit në SPAK të materialit të quajtur “Albanian Files”, synojnë të depozitojnë edhe një kallëzim lidhur me aktin normativ për financimin e koncertit të Kanye West, duke kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së këtij vendimi.

Gjatë protestave të deritanishme janë dëgjuar parulla dhe thirrje të ndryshme politike, përfshirë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, si edhe slogane kritike ndaj figurave të ndryshme të politikës shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related