Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës pas tubimit para Kryeministrisë

Data

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura nga qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të ndryshëm përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe brohoritën slogane kundër figurave kryesore politike. Mes thirrjeve të dëgjuara ishin: “Rama jepe dorëheqjen!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”.

Marshimi u zhvillua si pjesë e protestës qytetare, ndërsa pjesëmarrësit vijuan të shprehin kërkesat dhe qëndrimet e tyre lidhur me zhvillimet politike dhe qeverisjen në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related