KLP cakton datën e intervistimit: 11 dhjetor, ora 09:00 – katër kandidatët përballen për drejtimin e SPAK

Data

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën se kur do pyesë katër kandidatët për drejtimin e SPAK.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, intervistimi do të kryhet në datën 11 dhjetor, ora 9:00.

Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.

Ky proces që finalizohet me votimin do të ndodhë nën vështrimin e ndërkombëtarëve, për të cilën SPAK do të vijojë të jetë prioritet edhe mbas përfundimit të mandatit në 18 dhjetor të kryeprokurorit Altin Dumani që mbas kësaj dite do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related