Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë as në seancën plenare të Kuvendit të parashikuar për nesër. Vendimi u është komunikuar deputetëve të grupit parlamentar përmes një njoftimi të brendshëm.
“Të nderuar kolegë! Ju njoftoj se nesër nuk do të marrim pjesë në seancën plenare, sipas vendimit të Grupit Parlamentar dhe qëndrimit të bërë tashmë publik”, thuhet në njoftimin drejtuar deputetëve demokratë.
Kjo është seanca e dytë radhazi që deputetët e Partisë Demokratike bojkotojnë. Sipas qëndrimit të bërë publik nga partia, vendimi lidhet me kërkesën që institucionet të adresojnë kërkesat e ngritura nga protestuesit.
Ndërkohë, protestat qytetare kundër qeverisë kanë vijuar për 43 ditë me radhë. Gjatë tyre janë shprehur kërkesa dhe kritika të drejtuara ndaj qeverisë, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi edhe ndaj opozitës dhe mënyrës së përfaqësimit politik në vend.
