“Shteti u vu në shërbim të koncertit”, aktivisti nga protesta: Autobusë të dedikuar për Kanye West, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Data

Një aktivist që mori fjalën para Kryeministrisë gjatë protestës së 42-të kundër qeverisë komentoi organizimin e koncertit të Kanye West, duke pretenduar se institucionet shtetërore janë angazhuar në funksion të këtij eventi, ndërsa qytetarët përballen me probleme të përditshme.

Ai u bëri thirrje protestuesve të vazhdojnë të përsërisin sloganet e tyre, duke theksuar se, sipas tij, pjesëmarrja në protestë mbetet e lartë pavarësisht zhvillimit të koncertit në të njëjtën mbrëmje.

“Le të dëgjohen thirrjet tona deri te Casa Italia. Më duket se i gjithë shteti është vënë në shërbim të koncertit të Kanye West. Edhe autobusët ishin të dedikuar për këtë event, ndërsa transporti publik shpesh mungon për qytetarët në përditshmëri”, u shpreh ai.

Aktivisti kritikoi edhe fondet e përdorura për organizimin e koncertit, duke pretenduar se ato duhej të ishin orientuar drejt nevojave të qytetarëve.

“Sipas nesh, qeveria ka shpenzuar miliona euro për këtë koncert, por pavarësisht kësaj, në këtë shesh ka njerëz që kanë zgjedhur të protestojnë. Këtu janë qytetarë që kërkojnë liri dhe ndryshim”, deklaroi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, aktivisti përsëriti thirrjen e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vijimin e protestave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related