“Bojkotoni koncertin”/ I riu në protestë apel nxënësve dhe studentëve: Mos e këmbeni zërin tuaj me një biletë

Data

Protesta qytetare para Kryeministrisë vijoi edhe në mbrëmjen e së premtes, ku një i ri iu drejtua veçanërisht nxënësve, studentëve dhe mësuesve me një apel për të bojkotuar koncertin e Kanye West, i planifikuar të zhvillohet më 11 korrik në Tiranë.

Në fjalën e tij, ai pretendoi se pjesëmarrja në koncert do të ishte një gabim dhe i ftoi të rinjtë të mos marrin pjesë në aktivitet.

“Është siguruar fitorja e radhës, fakti që na thirri në koncert e ne nuk shkuam. Fakti që po u kërkohet mësuesve të shkojnë në koncert do të thotë se ka shumë vende bosh. Do t’i mbushin vendet me studentë dhe nxënës me paratë që janë shpenzuar për këtë aktivitet,” u shpreh ai.

Protestuesi i bëri thirrje të rinjve që, sipas tij, të mos pranojnë të marrin pjesë në koncert.

“Nëse shkoni atje, do të gaboni njësoj si ata që shesin votën. Mos e këmbeni zërin tuaj me një biletë. Sot është koha t’u thoni mësuesve se keni punë dhe të bëni mungesën më të bukur. Bojkotoni,” deklaroi ai.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit vijuan të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related