Qytetari në protestë: Shqipëria nuk e ka luksin për koncerte miliona euro, qytetarët përballen me çmime të larta

Data

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 41-të, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre për situatën ekonomike dhe sociale në vend.

Një qytetar, i pranishëm në tubimin e zhvilluar në Sheshin “Skënderbej”, deklaroi se proteston për shkak të papunësisë, rritjes së kostos së jetesës dhe problemeve në administratën publike.

Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të shpenzojë miliona euro për organizimin e koncerteve, ndërkohë që qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe pensione të ulëta.

“Arsyet janë të shumta: shpopullimi, papunësia. Shqipëria nuk e ka targetin të bëjë një koncert me vlerë 4.2 milionë euro, kur pensionet janë ndër më të ulëtat në Europë. Nuk jemi ndalur asnjëherë dhe do të vazhdojmë,” u shpreh ai.

Qytetari kritikoi gjithashtu funksionimin e administratës publike dhe nivelin e çmimeve, duke pretenduar se shërbimet ndaj qytetarëve mbeten problematike dhe se rritja e kostos së jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë familjet shqiptare.

Deklaratat e tij pasqyrojnë opinionet personale të protestuesit.

Protesta e 41-të pritet të vijojë me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related