Turiste australiane shpreh mbështetje për protestuesit gjatë marshimit në Tiranë

Data

Protestës së 40-të në Tiranë iu bashkuan edhe disa turistë të huaj, mes tyre vizitorë nga Australia, të cilët ndoqën nga afër marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.

Një turiste australiane u shpreh se dëshironte të tregonte mbështetje për protestuesit dhe vlerësoi angazhimin e tyre.

“Jemi nga Australia dhe kemi ardhur të vizitojmë Tiranën. Duam t’ju mbështesim sepse po bëni një punë të mrekullueshme dhe jemi shumë krenarë për ju. Shpresojmë që të arrini atë që kërkoni,” tha ajo.

Gjatë deklaratës së saj, turistja shprehu edhe një qëndrim personal ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se ky ishte opinioni i saj.

Ajo vlerësoi gjithashtu mikpritjen që, sipas saj, ka marrë gjatë qëndrimit në Shqipëri.

“Kemi kaluar ditë shumë të bukura në Tiranë. Vizita jonë ka qenë fantastike dhe njerëzit kanë qenë shumë mikpritës e të sjellshëm. Ju falënderojmë,” u shpreh turistja.

Protesta e së enjtes përfundoi me marshimin e pjesëmarrësve në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related