Protesta kundër qeverisë vijoi edhe gjatë mbrëmjes me marshimin e pjesëmarrësve përgjatë bulevardit “Zogu I” në Tiranë, në kuadër të ditës së 40-të të mobilizimit qytetar.
Pas tubimit pranë Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën në një nga akset kryesore të kryeqytetit, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar slogane kundër qeverisë.
Gjatë marshimit u dëgjuan në kor thirrje si “Arrestoni Ramën!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe hetim për çështje që, sipas tyre, lidhen me administrimin e fondeve publike dhe pronave.
Marshimi u zhvillua në mënyrë të organizuar dhe është pjesë e protestave të përditshme që po mbahen në Tiranë, me organizatorët që kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
