Berisha publikon video nga Samiti i NATO-s: Rama i izoluar mes liderëve ndërkombëtarë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një video nga Samiti i NATO-s në Ankara, ku shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit me liderët e vendeve anëtare të Aleancës.

Në postimin e tij, Berisha pretendon se Rama është shfaqur i izoluar gjatë samitit, ndërsa videon e ka shoqëruar me vargje nga poezia “O moj Shqypni, e mjera Shqypni” e Pashko Vasës.

“Vetmi, izolim!
Të shkon bota sipri, me kambë të shklet!
E një fjalë të mirë, kërkush s’ta flet!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Publikimi i videos vjen pas debateve të shumta në rrjetet sociale dhe reagimeve politike që kanë shoqëruar pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në Samitin e NATO-s, ku vëmendje kanë marrë edhe pamjet e liderëve gjatë fotografisë zyrtare të samitit.

Nga ana e Kryeministrisë nuk ka pasur një reagim lidhur me postimin e kreut të Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related