Nis protesta e 39-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Data

Ka nisur këtë mbrëmje protesta e 39-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Prej më shumë se një muaji, protestuesit zhvillojnë tubime të përditshme në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe ndryshime të thella në sistemin politik.

Sipas organizatorëve, protesta vijon të jetë qytetare dhe e pavarur, ndërsa pjesëmarrësit ritheksojnë se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, pjesëmarrësit përsëritën kërkesat që i cilësojnë si të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, reformimin e sistemit politik dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tyre, favorizojnë interesa klienteliste.

Marshimi pritet të vijojë përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, me ndalesën kryesore përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin sërish qëndrimet dhe kërkesat e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related