Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan pret Donald Trump me ceremoni zyrtare në Ankara

Data

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara.

Sipas njoftimeve, Erdoğan e mirëpriti personalisht Trump në Bazën Ajrore Etimesgut, në ceremoninë zyrtare të mbërritjes së delegacionit amerikan.

Pas ceremonisë, dy liderët zhvilluan një bisedë të shkurtër para kamerave, përpara nisjes së axhendës së samitit.

Samiti i NATO-s në Ankara ka mbledhur drejtuesit e vendeve aleate për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë euroatlantike, bashkëpunimin në mbrojtje dhe sfidat aktuale të sigurisë ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related