Automjeti përfshihet nga flakët në lëvizje në Cërrik, drejtuesja shpëton pa lëndime

Data

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së martës në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Cërrikut.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, teksa automjeti drejtohej nga një grua dhe ishte në lëvizje.

Raportohet se fillimisht është dëgjuar një zhurmë e fortë, e ngjashme me një shpërthim, ndërsa pak çaste më vonë automjeti është përfshirë nga flakët.

Drejtuesja ka arritur të dalë menjëherë nga mjeti, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.

Si pasojë e zjarrit, automjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht dhe ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related