Berisha: Në jug pronat po blihen me para të trafikut, Rama e trajton Shqipërinë si “çiflig”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin e pronave dhe projektet e zhvillimit në jug të vendit.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Berisha iu referua sërish librit “Albanian Files”, duke pretenduar se ai përmban prova për mënyrën se si, sipas tij, është administruar prona publike dhe private në Shqipëri.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama e trajton Shqipërinë “si çiflig”, ndërsa pretendoi se prona në zonat bregdetare dhe turistike po përfundon në duart e personave të lidhur me trafikun e drogës.

“Libri ‘Albanian Files’ është aktakuza më e rëndë ndaj Edi Ramës. Ai tregon se Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, të cilin ua ka dhënë baronëve të drogës,” deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës pretendoi gjithashtu se në jug të vendit pronat po blihen me shuma të mëdha parash, të cilat, sipas tij, kanë origjinë nga aktivitetet e trafikut të drogës.

“Banorëve po u shkojnë me trasta me para për t’u blerë pronat dhe për t’i larguar nga trojet e tyre. Tentakulat e mafies po shpopullojnë brigjet e Shqipërisë,” u shpreh ai.

Berisha nuk paraqiti prova publike gjatë deklaratës për të mbështetur këto pretendime. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Kryeministria lidhur me deklaratat e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related