Balliu: Të njëjtët zyrtarë që mbrojtën Ballukun kërkojnë burgosjen e protestuesve

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar mazhorancën se po mbron zyrtarët e saj, ndërsa kërkon ndëshkimin e qytetarëve që protestojnë.

Sipas Balliut, të njëjtët përfaqësues të qeverisë që, sipas tij, penguan me votë procedurat për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, janë ata që sot mbështesin arrestimin e protestuesve.

“Narkopushtetarët, si llambadari i qeverisë dhe Taulant Balla, që kërkuan burgosjen e qytetarëve, janë po ata që me votën e kartonëve penguan drejtësinë për arrestimin e Lubi Ballukut”, shkruan Balliu.

Deputeti demokrat pretendon se protestuesit jo vetëm janë arrestuar, por edhe janë dhunuar gjatë ndërhyrjeve të policisë, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.

Në reagimin e tij, Balliu u bën thirrje qytetarëve të mbështesin protestat, duke argumentuar se ato janë të nevojshme për t’u përballur me, sipas tij, dhunën dhe padrejtësitë ndaj qytetarëve.

“Sot, më shumë se kurrë, protesta qytetare duhet të mbështetet për të shpëtuar vendin nga dhunuesit e qytetarëve”, përfundon reagimi i deputetit të Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related