Pas përfundimit të tubimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane si “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisje.
Protestuesit deklaruan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se synojnë ta mbajnë protestën aktive deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Marshimi u zhvillua në kuadër të protestës së 36-të radhazi në kryeqytet, e cila, sipas organizatorëve, ka në fokus kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në drejtimin politik të vendit.
