Gjyqi për 21 të arrestuarit e protestës, një prej tyre transportohet me urgjencë në spital

Data

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar disa ditë më parë pranë Kuvendit.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, një prej të arrestuarve, i identifikuar si Niko Qarkaj, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë seancës.

Raportohet se Qarkaj, i cili sipas informacionit të bërë publik vuan nga epilepsia, ka pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore, ndërsa një autoambulancë ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Tiranës për t’i ofruar ndihmë.

Mësohet se ai pritet të transportohet në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa seanca gjyqësore për personat e tjerë vijon normalisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related