Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Data

Marshimi i protestës së 35-të kombëtare në Tiranë vijoi drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa nga personat e ndaluar pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë pranë Kuvendit.

Përpara godinës së komisariatit, protestuesit brohoritën slogane në mbështetje të të ndaluarve, mes tyre “Lironi çunat”, ndërsa përsëritën edhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në tubim morën pjesë qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës në kryeqytet.

Gjatë marshimit u dëgjuan edhe slogane kundër figurave të ndryshme politike, përfshirë thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe kërkesa drejtuar SPAK për hetimin e rasteve të dyshuara të korrupsionit.

Organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën se do të vazhdojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related