Shehi: Përfshirja e të rinjve në PD është pozitive, por nuk mjafton për ta quajtur rinovim

Data

Kryetari i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke vlerësuar si pozitiv përfshirjen e më shumë grave dhe të rinjve në strukturat drejtuese, por duke theksuar se kjo, sipas tij, nuk përbën domosdoshmërisht një rinovim politik.

Në një intervistë televizive, Shehi deklaroi se drejtimi i Partisë Demokratike vijon të mbetet i përqendruar te kryetari i saj, Sali Berisha, ndërsa shtoi se pozicionet drejtuese duhet të fitohen përmes kontributit dhe karrierës politike.

Sipas tij, përfshirja e figurave të reja është një zhvillim pozitiv, pasi mund të sjellë energji të reja dhe më pak ngarkesë nga e kaluara politike, por nuk duhet të paraqitet si një transformim i plotë i partisë.

Shehi komentoi edhe protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë, duke thënë se, sipas vlerësimit të tij, kërkesat e protestuesve shkojnë përtej atyre të artikuluara nga Partia Demokratike. Ai pretendoi se mes tyre janë edhe ndryshimi i amendamenteve kushtetuese të vitit 2008 dhe reforma e ligjit zgjedhor, çështje që, sipas tij, nuk janë theksuar nga Berisha.

Në përfundim, Shehi tha se mbështetja e Partisë Demokratike për protestat është një zgjedhje politike e kuptueshme, por shtoi se kërkesat e protestuesve janë më të gjera sesa ato të opozitës parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related