Protesta e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me incidente, ndërsa disa protestues kanë goditur me vezë automjete të deputetëve dhe ministrave gjatë largimit nga godina e Parlamentit.
Mes automjeteve të goditura ishte edhe makina e deputetit Erion Braçe, e cila, sipas pamjeve të publikuara nga vendngjarja, u mbulua me vezë dhe shishe uji të hedhura nga protestuesit.
Sipas raportimeve, incidenti ndaj automjetit të Braçes ishte një nga rastet e fundit të regjistruara gjatë protestës. Pas ngjarjes, Policia e Shtetit ndërhyri në zonë dhe shoqëroi disa persona për veprime të mëtejshme procedurale.
Protesta para Kuvendit u zhvillua paralelisht me seancën plenare dhe u shoqërua me masa të shtuara sigurie, ndërsa gjatë tubimit u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
