“Albanian Files”, arkitekti kilian: Edi Rama më telefonoi personalisht për një projekt në Tiranë

Data

Libri “Albanian Files” përfshin dëshmi të arkitektëve ndërkombëtarë që kanë realizuar projekte në Shqipëri, mes tyre edhe një rrëfim nga një arkitekt i studios kiliane Elemental, i cili tregon se bashkëpunimi me Shqipërinë nisi pas një telefonate të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama.

Sipas arkitektit, në vitin 2024 ai u kontaktua fillimisht nga arkitektja Benedetta Tagliabue, e cila i kërkoi leje për t’ia përcjellë numrin e telefonit kryeministrit shqiptar.

“Benedetta Tagliabue më dërgoi një mesazh duke më pyetur nëse isha dakord që numri im i kontaktit t’i jepej kryeministrit të Shqipërisë. I thashë: ‘Sigurisht’. Pesë minuta më vonë më telefonoi vetë kryeministri, duke më pyetur nëse mund të vija në Tiranë për të diskutuar mundësinë e një projekti,” rrëfen ai në libër.

Arkitekti shpjegon se, për shkak të distancës së madhe mes Kilit dhe Shqipërisë, vendosi ta përfshinte vizitën në Tiranë gjatë një udhëtimi të planifikuar në Evropë. Ai mbërriti në Shqipëri në fund të muajit maj dhe që prej asaj vizite është rikthyer edhe katër herë.

Në intervistën e botuar në “Albanian Files”, arkitekti ndalet edhe te filozofia e studios Elemental, duke theksuar se projektimi duhet të nisë nga identifikimi i problemeve dhe nevojave reale, jo nga zgjidhje të paracaktuara.

Sipas tij, sfida më e madhe nuk është një projekt i vetëm, por ndikimi që ka bashkësia e projekteve në zhvillimin urban. Ai vlerëson se koordinimi ndërmjet autoriteteve dhe aktorëve të përfshirë është thelbësor për të mbrojtur interesin publik dhe për të zbutur ndikimin e ndërtimeve në mjedisin urban.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related