Raportohet se avokati Bujar Musta ka takuar Ilir Metën në paraburgim

Data

Pas përfundimit të bashkëpunimit me avokatin Kujtim Cakrani, ish-presidenti Ilir Meta ende nuk ka bërë publik emrin e përfaqësuesit të ri ligjor.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Anila Hoxha, duke cituar burime pranë Institucionit të Paraburgimit 313, ditët e fundit Ilir Metën e ka takuar avokati Bujar Musta.

Sipas të njëjtave burime, Musta ka paraqitur një prokurë përfaqësimi gjatë takimeve me Metën. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ai do të marrë përsipër mbrojtjen e ish-presidentit në procesin gjyqësor në themel apo në procedurat që mund të ndiqen pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Pritet që situata të qartësohet në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila është caktuar të zhvillohet më 9 korrik.

Më herët gjatë ditës, avokati Kujtim Cakrani konfirmoi publikisht se kishte përfunduar marrëdhënien profesionale me Ilir Metën, duke deklaruar se vendimi ishte marrë me mirëkuptim nga të dyja palët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related