Policia ka arrestuar Nikolla Agollin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, Agolli u lokalizua dhe u vu në pranga në Prrenjas pas kërkimeve të zhvilluara nga shërbimet e policisë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë të saj.
Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka qenë i pranishëm së bashku me autorin e dyshuar në momentin e plagosjes.
Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet janë në vijim.
