Marshimi i protestës së 29-të vijon në Tiranë, protestuesit përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit

Data

Marshimi i protestës së 29-të kundër qeverisë vijoi në mbrëmje në rrugët e Tiranës, ku pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit artikuluan akuza ndaj qeverisë për korrupsion, keqqeverisje dhe shpopullim të vendit, ndërsa u dëgjuan thirrje si “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se lëvizja do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës për largimin e kryeministrit nga detyra.

Deklaratat dhe sloganet e shprehura gjatë protestës përfaqësojnë qëndrimet e pjesëmarrësve dhe organizatorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related