Protestuesit vendosin fotografi të politikanëve mbi kazanët e mbeturinave në Tiranë

Data

Protestuesit kanë ndërmarrë një tjetër aksion simbolik gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, pas qëndrimit disaorësh përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë lëvizjes në akset kryesore të kryeqytetit, pjesëmarrësit vendosën mbi disa kazanë mbeturinash fotografi të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit Taulant Balla.

Sipas protestuesve, ky veprim simbolik synon të shprehë refuzimin ndaj klasës politike dhe pakënaqësinë e tyre me mënyrën e qeverisjes dhe funksionimit të politikës në vend.

Aksioni u zhvillua në kuadër të protestave që vijojnë prej disa javësh në Tiranë, ku organizatorët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në drejtimin e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related