Përfundon mandati i tre anëtarëve të KLGJ-së, Gjykata e Lartë hap garën për kandidatët e rinj

Data

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka shpallur thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit nga gjyqtarët që dëshirojnë të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), në kuadër të përfundimit të mandateve të tre anëtarëve aktualë.

Më 12 dhjetor 2026 përfundon mandati pesëvjeçar i tre anëtarëve të KLGJ-së, konkretisht i një përfaqësuesi nga gjykatat e shkallës së parë, një përfaqësuesi nga gjykatat e apelit dhe një anëtari nga Gjykata e Lartë.

Sipas njoftimit, gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën me shkrim pranë Kryetarit të Gjykatës së Lartë brenda datës 13 korrik 2026.

Krahas kërkesës për kandidim, aplikantët duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh, mes tyre:

  • jetëshkrimin e përditësuar (CV);
  • deklaratat e mbështetjes nga gjyqtarë të tjerë;
  • formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit;
  • një platformë personale me objektivat dhe prioritetet që synojnë të ndjekin nëse zgjidhen;
  • deklarata që vërtetojnë se nuk kanë qenë pjesë apo bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991;
  • deklaratë se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë apo agjentë të shërbimeve sekrete;
  • informacion mbi të afërmit që ushtrojnë profesionin e avokatit ose kanë funksione drejtuese në subjekte të mëdha ekonomike;
  • listën e personave të lidhur, në zbatim të legjislacionit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike.

Procesi synon përzgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, një prej institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë, përgjegjës për administrimin dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related