Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 28-të, një grup protestuesish kalojnë natën para Kryeministrisë

Data

Protestat qytetare në Tiranë kundër qeverisë kanë hyrë sot në ditën e 28-të, ndërsa një grup i vogël protestuesish e kaluan natën përpara godinës së Kryeministrisë, pas përfundimit të tubimit të zhvilluar mbrëmjen e së premtes.

Pas marshimit të protestës së 27-të në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa pjesëmarrës vendosën të qëndrojnë gjatë natës në shenjë vazhdimësie të mobilizimit të tyre.

Organizatorët kanë njoftuar se protesta e radhës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, duke ftuar qytetarët nga i gjithë vendi dhe diasporën t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Sipas tyre, protestat do të vijojnë në mënyrë paqësore deri në përmbushjen e kërkesave të paraqitura, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se synojnë të mbajnë të pandërprerë presionin qytetar ndaj institucioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related