Rama publikon foto të Ikballe Hudutit me Ahmadinexhadin: Po përdorin protestën për agjenda të tjera

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat që prej 26 ditësh po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se kritikat e tij nuk drejtohen ndaj qytetarëve që protestojnë, por ndaj personave që, sipas tij, po përpiqen të përfitojnë politikisht ose ideologjikisht nga tubimet.

Në reagimin e tij, Rama publikoi një fotografi të Ikballe Huduti krah ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad, duke pretenduar se ajo ka mbajtur qëndrime radikale dhe se prania e saj në protestë nuk lidhet me kauzën qytetare.

“Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër”, shkroi Rama, duke shtuar se, sipas tij, në protestë janë përfshirë individë që synojnë ta përdorin lëvizjen për interesa të tjera.

Kryeministri pretendoi se këta persona “e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh”, ndërsa akuzoi disa pjesëmarrës se po përhapin, sipas tij, mesazhe urrejtjeje dhe po deformojnë qëllimin fillestar të protestës.

Duke iu referuar Hudutit, Rama shkroi se ajo “në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë” dhe publikoi një fotografi të saj me Ahmadinexhadin, duke e përdorur si argument për kritikat e tij ndaj pranisë së saj në protestë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related