Sot protesta e 20-të në Tiranë, organizatorët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: “Revolucion, Rama në burg”

Data

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 20-të, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në arritjen e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Tubimi është planifikuar të nisë në orën 19:00, ndërsa organizatorët kanë vendosur ndryshimin e orarit për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Sipas organizatorëve, protestat kanë vijuar pa ndërprerje prej 19 ditësh në kryeqytet, me pjesëmarrës që shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kërkojnë ndryshime politike e institucionale.

Njësoj si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht para godinës së Kryeministrisë dhe më pas të zhvillojnë një marshim në rrugët kryesore të Tiranës, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Gjatë protestave të fundit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si “Revolucion”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg”, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se lëvizja do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivave të saj politike.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit politike, debatet mbi projektet në zonat e mbrojtura, raporti i fundit i Parlamenti Europian për Shqipërinë dhe hetimet e disa çështjeve të profilit të lartë kanë shtuar tensionin në skenën politike, duke i dhënë protestave një dimension më të gjerë publik dhe politik.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë edhe në tubimin e sotëm, duke theksuar se mobilizimi do të vazhdojë në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related