Trump dhe Zelensky takohen në samitin e G7, në fokus lufta në Ukrainë

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë samitit të G7-ës, që po zhvillohet në Francë.

Takimi u përqendrua te zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë, si dhe te përpjekjet diplomatike për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit.

Pamje nga takimi u publikuan nga presidenca ukrainase, ku Zelensky shihet në bisedime me presidentin amerikan dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Në deklaratën e tij për mediat, Trump u shpreh se administrata amerikane do të vazhdojë të angazhohet për t’i dhënë fund luftës, duke theksuar kostot e rënda njerëzore të konfliktit.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi. Shumë të rinj po humbin jetën në fushën e betejës nga të dyja palët”, deklaroi presidenti amerikan.

Nga ana e tij, Zelensky tha se gjatë diskutimeve në samit, liderët e vendeve të G7-ës kanë vlerësuar se Rusia nuk po arrin objektivat e saj strategjikë në luftë. Ai shtoi se është diskutuar edhe mundësia e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës, me synimin për të rritur presionin diplomatik dhe për ta afruar Rusinë drejt negociatave.

Takimi Trump–Zelensky vjen në një moment kur komuniteti ndërkombëtar po intensifikon përpjekjet për gjetjen e një rruge drejt paqes, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të sigurisë globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related