Trump: Anijet me naftë kanë rifilluar lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit pas marrëveshjes me Iranin

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka nisur gradualisht t’i rikthehet normalitetit pas marrëveshjes së arritur mes SHBA-së dhe Iranit.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump deklaroi se anijet kanë filluar të lëvizin sërish në një nga korridoret më strategjike të transportit të energjisë në botë, ndërsa theksoi se kalimi është i sigurt për mjetet lundruese.

“Anijet kanë filluar të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po shkojnë përgjatë ‘Autostradës Jugore’, e cila është plotësisht e sigurt dhe e pastër. Ka edhe zona të tjera udhëtimi”, shkroi Trump.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga pikat më të rëndësishme të tregtisë globale të naftës, pasi përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve energjetike nga vendet e Gjirit Persik drejt tregjeve ndërkombëtare.

Lajmi për rifillimin e lundrimit ka ndikuar menjëherë edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Çmimi i naftës ka shënuar rënie pas njoftimeve për marrëveshjen SHBA-Iran dhe uljen e tensioneve në rajon.

Kontratat e ardhshme të naftës Brent ranë me 4.02%, duke zbritur në 83.82 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 80.95 dollarë për fuçi, me një rënie prej 4.63%.

Analistët vlerësojnë se rikthimi i qarkullimit detar në Hormuz mund të ndihmojë në stabilizimin e tregjeve energjetike dhe në lehtësimin e shqetësimeve për furnizimet globale me naftë, pas muajsh tensionesh dhe pasigurie në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related