Reperi Kleviol Ahmeti ka tërhequr vëmendjen e mediave me një deklaratë të shkurtër politike, teksa doli nga ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
I pyetur nga gazetarët për protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, Ahmeti zgjodhi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe pa shumë komente.
“Unë jam me Ramën. Jam me bosin. Ky është komenti”, u shpreh reperi para kamerave.
Kleviol Ahmeti ishte paraqitur në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut. Emri i tij është përmendur edhe gjatë dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.
Sipas dëshmisë së Tafanit, vendosja e lëndës plasëse në disa biznese të lidhura me reperin dyshohet se ishte urdhëruar nga Laert Haxhiu, pas një konflikti që kishte lindur nga dhunimi i një personi të afërt me të.
Deklarata e Ahmetit për protestat është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka ngjallur reagime të ndryshme mes ndjekësve dhe komentuesve të aktualitetit politik.