“Edi Rama ka mbaru”/ Protesta e nëntë kundër qeverisë, Reuters transmeton live marshimin drejt Kryeministrisë

Data

Protesta kundër qeverisë dhe projektit të zhvillimit në Zvërnec ka vijuar edhe këtë të hënë, duke hyrë në ditën e nëntë radhazi. Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa nuk munguan thirrjet kundër qeverisë. Mes sloganeve më të dëgjuara ishin “Revolucion”, “Jep dorëheqjen”, “Edi Rama ka mbaru” dhe “Rama në burg”.

Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen mbante mesazhin: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, duke rikthyer në vëmendje pakënaqësitë e mëhershme të shprehura nga lëvizjet studentore.

Tubimi po tërheq gjithashtu interes të konsiderueshëm ndërkombëtar. Zhvillimet e protestës janë transmetuar live nga agjencia ndërkombëtare Reuters, duke vijuar pasqyrimin e ngjarjeve nga media të njohura botërore që kanë raportuar mbi situatën politike dhe debatet e fundit në Shqipëri.

Protestuesit deklarojnë se kundërshtojnë projektin në Zvërnec dhe kërkojnë më shumë transparencë në vendimmarrje, ndërsa qeveria ka mbrojtur investimin duke e konsideruar atë një mundësi zhvillimi ekonomik dhe turistik për vendin.

Deri tani, protesta është zhvilluar pa incidente serioze, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e mobilizimit qytetar edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related