PAMJET ME DRON/ Det njerëzish në Tiranë, mijëra qytetarë marshojnë në ditën e tetë të protestës: “Ju erdhi fundi, Rama ik!”

Data

Mijëra qytetarë kanë mbushur sërish rrugët e kryeqytetit në ditën e tetë të protestës qytetare, duke dhënë një tjetër demonstrim force dhe pakënaqësie ndaj qeverisë. Pamjet e filmuara me dron tregojnë një lumë protestuesish që marshojnë në akset kryesore të Tiranës, me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar.

Për më shumë se tre orë, qytetarët qëndruan para Kryeministrisë, ku dëgjuan fjalime dhe mesazhe nga pjesëmarrës të ndryshëm. Në protestë ishin të pranishëm të rinj, familje me fëmijë, pensionistë dhe qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit.

Protestuesit theksuan se kauza e tyre ka nisur nga kundërshtimi i projektit në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një reagim më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe mungesës së transparencës.

Pas tubimit, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa thirrjet “Rama ik!”, “Shqipëria nuk shitet!”, “Revolucion!”, “Shqipëria e shqiptarëve!” dhe “Ju erdhi fundi!” jehuan gjatë gjithë itinerarit.

Gjatë marshimit, protestuesit u bënë thirrje të rinjve që të lënë kafenetë dhe t’u bashkohen protestave, duke theksuar se beteja e tyre lidhet me të ardhmen e vendit.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vazhduar mobilizimin e tyre qytetar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related