Bizneset i bashkohen protestës për Zvërnecin, mbyllin aktivitetin dhe afishojnë njoftime: “Jemi në protestë”

Data

Mbështetja ndaj protestës kundër projektit në Zvërnec duket se po zgjerohet edhe përtej pjesëmarrjes individuale të qytetarëve. Në ditën e gjashtë të mobilizimit, disa biznese kanë vendosur të mbyllin aktivitetin e tyre për t’iu bashkuar tubimit që po zhvillohet në Tiranë.

Fotot e publikuara nga terreni tregojnë dyer biznesesh të mbyllura, ku pronarët kanë lënë njoftime për klientët me mesazhin: “Jemi në protestë”.

Sipas pjesëmarrësve, protesta ka tërhequr qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, por edhe shqiptarë që kanë ardhur nga diaspora për t’iu bashkuar kundërshtimit ndaj projektit të planifikuar në Zvërnec.

Tubimi po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku protestuesit vijojnë të kërkojnë anulimin e projektit, ndryshime në legjislacionin për investimet strategjike dhe mbrojtjen e zonave natyrore të vendit.

Prania e bizneseve në protestë shihet nga organizatorët si një tregues i zgjerimit të mbështetjes qytetare ndaj kauzës, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related