Balla shpërthen ndaj Shehajt në Kuvend: “Ti ça dreqin ke? Je gjobaxhi dhe hajdut, s’ke mbledhur dot as 30 veta”

Data

Debati për protestat kundër projektit në Zvërnec ka shkaktuar përplasje të forta në Kuvend mes deputetit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas akuzave të Shehajt se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po bashkëpunojnë për të mbrojtur interesat e tyre politike, Balla reagoi me tone të ashpra, duke e sulmuar personalisht deputetin e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, Balla vuri në pikëpyetje legjitimitetin e Shehajt për të folur në emër të protestuesve, duke e akuzuar për keqpërdorim të të dhënave personale dhe për tentativa për përfitime politike.

“Me çfarë mandati vjen Agron Shehaj këtu për t’ju përfaqësuar? A i kanë dhënë protestuesit mandat këtij njeriu që të flasë në emrin e tyre? Ky ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve për interesat e veta politike”, deklaroi Balla.

Më tej, kreu i grupit socialist ironizoi përpjekjet e Shehajt për të organizuar protesta, duke pretenduar se ai nuk ka arritur të mobilizojë as një numër të vogël qytetarësh.

“Jam i sigurt se kur e ke provuar vetë, nuk ke mbledhur dot as 30 veta. Protesta është e qytetarëve, e djemve dhe vajzave që protestojnë, jo e politikanëve që kërkojnë ta përvetësojnë”, u shpreh ai.

Debati kulmoi me akuza të drejtpërdrejta personale ndaj Shehajt.

“Ti ça dreqin ke? Ti je një hajdut, je një gjobaxhi që u vihesh bizneseve nga pas. Ti je ai që u kërkon mediave pse nuk të nxjerrin në ekran. Kaq je dhe kaq mbetesh”, deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit.

Përplasja mes dy deputetëve është vetëm episodi i fundit i tensioneve politike që kanë shoqëruar debatet mbi protestat për Zvërnecin, të cilat prej ditësh po dominojnë diskutimet në arenën politike shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related