Macron përshëndet fitoren e Peter Magyar: Fillimi i një epoke të re për Hungarinë dhe Evropën

Data

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se fitorja e kryeministrit të ri hungarez, Peter Magyar, shënon fillimin e një epoke të re për Hungarinë dhe për vetë Bashkimin Evropian.

Gjatë një takimi në Pallatin Elysee në Paris, Macron vlerësoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, duke theksuar se ai reflekton angazhimin e qytetarëve hungarezë ndaj vlerave evropiane dhe bashkëpunimit brenda BE-së.

Peter Magyar mori drejtimin e qeverisë pas fitores ndaj ish-kryeministrit Viktor Orban, i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste dhe përplasjet e shpeshta me institucionet evropiane, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën.

Gjatë vizitës në Francë, Magyar propozoi forcimin e bashkëpunimit mes Francës, Gjermanisë dhe vendeve të Grupit të Visegradit, duke kërkuar një rol më aktiv të Parisit dhe Berlinit në zhvillimet politike dhe ekonomike të Evropës Qendrore.

Dy liderët ranë dakord të punojnë për një partneritet të ri strategjik mes Francës dhe Hungarisë, i cili pritet të nënshkruhet deri në fund të vitit. Marrëveshja do të fokusohet në fusha si mbrojtja, energjia bërthamore, industria, bujqësia dhe lufta kundër dezinformimit.

Nga ana e tij, Magyar premtoi reforma për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi zhbllokimin e mbi 16 miliardë eurove fonde për Hungarinë, të kushtëzuara me zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related