Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e kësaj të mërkure në sheshin “Liria” në Durrës, ku po zhvillojnë një protestë paqësore në mbrojtje të tokave dhe zonave natyrore.
Me pankarta në duar dhe mesazhe kundër projekteve që, sipas tyre, favorizojnë investitorët strategjikë në dëm të interesit publik, protestuesit kërkojnë më shumë transparencë dhe mbrojtje të pasurive natyrore të vendit.
Pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime edhe për problematika të tjera sociale dhe ekonomike, duke kërkuar zgjidhje konkrete për çështjet që prekin qytetarët në përditshmëri.
Tubimi po mbahet në qendrën administrative të Durrësit dhe është pjesë e reagimeve qytetare që kanë pasuar debatet mbi zhvillimet në Zvërnec dhe Sazan, ku aktivistë dhe qytetarë kanë shprehur kundërshtimin ndaj projekteve të investimeve në zonat e mbrojtura.
Protesta vijon në mënyrë paqësore, nën mbikëqyrjen e forcave të rendit.
