Rama: Kam duruar sulme ndaj meje dhe familjes sime, por nëse qytetarët duan një vizion tjetër, jam i gatshëm ta pranoj

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve personale që, sipas tij, janë drejtuar ndaj tij dhe familjes së tij gjatë debatit për projektin zhvillimor në Zvërnec.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se prej vitesh ka përballuar akuza, fyerje dhe sulme që kanë prekur jo vetëm figurën e tij politike, por edhe familjarët e tij.

“I duroj të gjitha. Duroj ata që më quajnë me fjalët më fyese, duroj sulmet ndaj kujtimit të tim eti dhe ndaj gruas e fëmijëve të mi, sepse mendoj se jam këtu për dhe me qytetarët,” u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se është i gatshëm të pranojë çdo vendim demokratik të qytetarëve, nëse ata zgjedhin një drejtim tjetër politik për vendin.

“Nëse edhe ju mendoni si ata që më sulmojnë, ma thoni dhe mbështesni këdo që mendoni. Nuk jam këtu për të vegjetuar në pushtet,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se respekton të drejtën e qytetarëve për të pasur një vizion tjetër për zhvillimin e vendit dhe për të mbështetur alternativa të tjera politike.

“Nëse keni një vizion tjetër për Shqipërinë, unë jam OK me këtë,” tha kryeministri, duke e paraqitur debatin rreth Zvërnecit si pjesë të një diskutimi më të gjerë mbi modelin e zhvillimit dhe të ardhmen e vendit.

Deklaratat e Ramës vijnë në kulmin e polemikave mbi projektin turistik në zonën e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar protesta, debate politike dhe reagime të shumta nga aktivistë, organizata mjedisore dhe përfaqësues të opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related