Rrezikoi pushuesit duke hyrë me Jet Ski pranë zonës së notimit në Karaburun, Policia Kufitare bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

Data

Policia Kufitare ka ndërhyrë pas një rasti të rrezikimit të pushuesve në zonën e Karaburunit, ku një mjet lundrues tip Jet Ski ka shkelur perimetrin e sigurisë duke u afruar shumë pranë zonës së notimit.

Ngjarja u denoncua nga qytetarët, të cilët dërguan pamje filmike në Policinë e Shtetit, ku shihej mjeti lundrues duke lëvizur në afërsi të pushuesve dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Pas verifikimeve të menjëhershme, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e Jet Ski-t, ndërsa ai po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e Triportit.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeti lundrues u bllokua në pikën e posaçme të bllokimit pranë SMIL-it, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi me iniciale E. U., u ndëshkua me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj për shkeljen e rregullave të sigurisë detare.

Autoritetet apelojnë për respektimin rigoroz të perimetrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, duke paralajmëruar masa të forta ndaj çdo drejtuesi mjeti lundrues që rrezikon jetën e pushuesve në plazhe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related