“Shqipëria peng e një kaste që vjedh ditë e natë”, Gjekmarkaj sulmon ashpër Ramën nga Kuvendi i PD

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si një regjim që ka shkrirë partinë me shtetin dhe që po thellon krizën e besimit tek qytetarët.

Sipas Gjekmarkajt, Shqipëria është bërë peng i një kaste të korruptuar që vjedh dhe sundon përmes kontrollit politik, ndërsa sistemi i patronazhistëve është kthyer në simbol të kapjes së institucioneve. Ai theksoi se Partia Demokratike duhet të udhëheqë ndryshimin politik dhe të ofrojë një alternativë të besueshme për integrimin europian dhe zhvillimin e vendit.

Në fund të fjalës së tij, Gjekmarkaj u shpreh se ripërtëritja e PD-së është hapi i parë drejt rikthimit të shpresës për shqiptarët dhe drejt rotacionit politik që, sipas tij, është një nevojë kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related