Mesazh i fortë nga Gjermania në Kuvendin e PD-së, Volkmar Klein: Shqipëria meriton më shumë dhe një alternativë të re qeverisëse

Data

Kuvendi Kombëtar i Partia Demokratike e Shqipërisë ka vijuar me mesazhe mbështetëse nga partnerët europianë, ku ish-deputeti i Bundestagut gjerman dhe përfaqësues i CDU, Volkmar Klein, ka shprehur mbështetjen e kristiandemokratëve për demokratët shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Klein përcolli përshëndetjet e kancelarit gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se marrëdhëniet mes forcave të qendrës së djathtë në Shqipëri dhe Gjermani mbeten të forta dhe të rëndësishme për të ardhmen europiane të rajonit.

Politikani gjerman vlerësoi rolin historik të Partisë Demokratike në transformimin e Shqipërisë, duke veçuar anëtarësimin e vendit në NATO si një nga sukseset më të rëndësishme të së djathtës shqiptare dhe të bashkëpunimit me aleatët perëndimorë.

Megjithatë, Klein theksoi se arritjet e së kaluarës nuk mjaftojnë për të fituar betejat politike të së ardhmes. Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një vizion të qartë, për reforma konkrete dhe për një model qeverisjeje që garanton zhvillim ekonomik dhe institucione të forta.

“Shqipëria meriton më shumë”, deklaroi ai, duke nënvizuar se lufta kundër korrupsionit mbetet një kusht themelor për prosperitetin, stabilitetin dhe integrimin e plotë europian të vendit.

Në përfundim, Klein riafirmoi mbështetjen e CDU-së për Partinë Demokratike dhe për procesin e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke theksuar se Gjermania do të vijojë të mbetet një partnere e rëndësishme e shqiptarëve në rrugën e tyre drejt Europës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related