“Nuk mjaftojnë ligjet në letër”, ambasadori holandez mesazh Tiranës: BE kërkon institucione të forta dhe llogaridhënie reale

Data

Ambasadori i Holanda në Shqipëri, Reinout Vos, ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimi Evropian nuk mund të arrihet vetëm përmes miratimit formal të ligjeve.

Gjatë një tryeze të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen Institucionale, diplomati holandez deklaroi se BE-ja bazohet mbi besimin tek institucionet, llogaridhënia dhe zbatimi i drejtë i ligjeve.

“Bashkimi Europian është ndërtuar mbi besimin; besim tek institucionet që të funksionojnë në mënyrë të pavarur; besim që pushteti jep llogari; besim që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë”, u shpreh Reinout Vos.

Ai theksoi se grup-kapitulli “Themeloret” mbetet në qendër të negociatave dhe se funksionimi i një parlamenti efektiv është kriter bazë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sipas ambasadorit, mbikëqyrja parlamentare nuk pengon qeverisjen, por përkundrazi e përmirëson atë, ndërsa shtoi se përfshirja e të gjitha palëve politike është thelbësore në këtë proces.

Diplomati ironizoi gjithashtu mënyrën teknike me të cilën shpesh paraqitet procesi i integrimit, duke lënë të kuptohet se Shqipëria nuk mund të bindë partnerët europianë vetëm me prodhim ligjesh dhe direktivash.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit. Nuk është thjesht një ushtrim teknik për përkthimin e direktivave në ligjin shqiptar”, deklaroi ai.

Në vijim të komentit të tij, ambasadori shtoi me ironi se, nëse procesi do të ishte vetëm teknik, atëherë mund të realizohej lehtësisht nga inteligjenca artificiale dhe disa juristë që punojnë natën me shumë kafe.

Deklaratat e ambasadorit vijnë pak ditë pas miratimit të raportit IBAR për Shqipërinë dhe në një moment kur procesi i negociatave me Bashkimi Evropian po konsiderohet vendimtar për të ardhmen europiane të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related