“Kanë ikur nga Dubai”, Artan Hoxha zbulon vendstrehimin e ri të të kërkuarve shqiptarë: Rusia po përdoret si bazë operacionale

Data

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se një pjesë e personave shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë zhvendosur nga Dubai drejt Rusia, të cilën ai e konsideron si bazën e re operative të grupeve kriminale shqiptare.

Në një intervistë televizive, Hoxha tha se deri më sot nuk ka pasur raste ekstradimi të shqiptarëve nga Rusia drejt Shqipërisë, gjë që sipas tij e ka kthyer këtë shtet në një strehë të favorshme për persona në kërkim.

“Po shqiptarët janë në Rusi dhe deri tani a ke parë një shqiptar të ekstraduar nga Federata Ruse? Asnjë”, u shpreh Artan Hoxha.

Sipas gazetarit, zhvendosja drejt Rusisë ka nisur prej të paktën dy vitesh dhe lidhet edhe me rritjen e konsumit të kokainës në atë vend, sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai theksoi se grupet shqiptare të trafikut të drogës kanë gjetur në Rusi një treg të ri dhe një mundësi për të zgjeruar aktivitetet e tyre kriminale.

Megjithatë, Hoxha paralajmëroi se kjo situatë mund të përbëjë rrezik edhe për sigurinë kombëtare, pasi sipas tij, personat e përfshirë në krim mund të bien nën ndikimin ose kontrollin e shërbimeve sekrete ruse.

“Ata mund të filtrohen nga shërbimet sekrete ruse dhe të kthehen në një problematikë tjetër brenda vendit tonë”, deklaroi ai.

Gjatë intervistës, Artan Hoxha përmendi edhe disa emra të personave të arrestuar apo të lidhur me grupe kriminale shqiptare, mes tyre Jetmir Hoxha, i konsideruar pjesë e grupit të Edmond Papa, si dhe Kreshnik Kraja, të cilët sipas tij janë përfshirë në trafikun e kanabisit dhe konflikte të përgjakshme kriminale.

Ai përmendi gjithashtu emrat Aleks Pepa dhe Ilir Lazri, të akuzuar për trafik droge, ndërsa shtoi se disa prej figurave të njohura të botës së krimit vijojnë të qëndrojnë në Dubai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related