Partia e Lirisë prezanton programin për rininë: Përgjysmim i shpenzimeve për studentët dhe më shumë peshë për sportin në kreditet akademike

Data

Partia e Lirisë ka prezantuar një program të ri politik të fokusuar te rinia, arsimi dhe punësimi, duke premtuar masa konkrete për uljen e kostove të studimeve dhe rritjen e mbështetjes për të rinjtë.

Në deklaratën zyrtare, partia thekson se investimi tek të rinjtë është “kusht themelor për zhvillimin dhe të ardhmen e Shqipërisë”, ndërsa vendos në qendër edukimin, aftësimin profesional dhe integrimin në tregun e punës.

Një nga premtimet kryesore të programit është përgjysmimi i shpenzimeve për studentët, përmes uljes së tarifave universitare dhe krijimit të një pakete mbështetëse që do të përfshijë kostot e banimit, ushqimit, transportit dhe mjeteve mësimore.

Programi parashikon gjithashtu zgjerimin e praktikave të detyrueshme të punës (internship) në programet Bachelor dhe Master, me synimin për të afruar studentët me tregun e punës që gjatë studimeve.

Sipas Partia e Lirisë, do të masivizohet edhe nisma “Mëso dhe Fito”, e cila kombinon arsimin profesional me praktikat e paguara gjatë vitit shkollor.

Në planin ekonomik, propozohet subvencionim për kompanitë që punësojnë të rinj deri në moshën 29-vjeçare, duke mbuluar sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe kostot e trajnimit për punonjësit e rinj.

Një tjetër pikë e programit lidhet me kërkimin shkencor dhe inovacionin, ku synohet rritja e financimit në nivelin mesatar të vendeve të Bashkimi Evropian, si dhe ngritja e inkubatorëve për startup-et teknologjike.

Në aspektin arsimor, partia propozon gjithashtu që sporti të marrë më shumë peshë në sistemin akademik, duke u kthyer në një komponent me vlerë të shtuar në kreditet universitare.

Programi përfshin edhe ngritjen e qendrave për asistimin e sipërmarrësve të rinj, trajnime për menaxhim biznesi dhe mbështetje për zhvillimin e ideve inovative.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related