Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Clevio”, është paraqitur këtë të enjte në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet për vendosjen e tritolit në lokalin e reperit Noizy.
Nga pamjet e publikuara pranë ambienteve të gjykatës, shihet momenti kur Ahmeti pyet për hyrjen e institucionit dhe më pas futet në ambientet e GJKKO-së.
Kleviol Ahmeti akuzohet për përfshirje në ngjarjen që lidhet me vendosjen e lëndës plasëse në biznesin e Noizy, çështje e cila po hetohet nga organet e drejtësisë.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje të reja mbi dëshminë apo qëndrimin e reperit para gjykatës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
